Lajçak shkon në qeveri, fillon takimi me Kurtin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkuar në objektin e qeverisë.
Aty ai ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Gazetarja e Nacionales ka realizuar edhe disa pamje.
Takimin e sotëm e ka konfirmuar edhe kryeministri Kurti. Aty pritet të diskutohet për hapat deri në qetësimin e situatës në veri.