Lajçak sërish në Prishtinë: Pritet takimi me Kurtin për planin evropian
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojë sot dhe nesër në Prishtinë.
Ai do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sigurisht, temë kryesore e diskutimit pritet të jetë plani evropian.
Kjo para takimit të 18 marsit që do të mbahet në Ohër. Atje pritet të diskutohet për aneksin e zbatimit të këtij propozimi që u dakordua në takimin e shkurtit në Bruksel.
Detaje të tjera të qëndrimit të Lajçakut në Kosovë nuk janë bërë të ditura.