Lajçak: Sanksionet ndaj Serbisë janë gati, zbatohen nëse nuk i bindet BE-së
Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani. Pas përfundimit të takimeve, Lajçak ka mbajtur një konferencë për media për gazetarët në Kosovë.
Përveç deklarimit rreth bisedave me Kurtin e Osmanin, Lajçak foli edhe rreth masave ndaj Serbisë. Sipas tij, BE-ja ia ka bërë të qartë se i ka gati sanksionet ndaj Serbisë.
“BE-ja e ka bërë të qartë se i ka sanksionet gati për Serbinë dhe ato do të implementohen nëse vendet anëtare vendosin që Serbia nuk i bindet BE-së. Ky është vendim i shteteve anëtare. Nesër do të jem në Beograd. Dëshira ime është që mos të ketë sanksione për Kosovën dhe Serbinë, por që t’i kemi të dyja palët duke u takuar në Bruksel dhe të negociojnë se si të implementohet marrëveshja e muajit shkurt Marrëveshja e Ohrit.” - tha Lajçak.
