Lajçak për situatën në veri: Kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike - NACIONALE

Lajçak për situatën në veri: Kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Bashkim Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet të këtë urgjentisht një zgjidhje politike për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Lajçak ka bërë të ditur për takimet që ka pasur për të diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se “dhuna është e pa pranueshme”.

Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë@GLOBSEC. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme.” – ka shkruar Lajçak.

Ndërkohë, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Bratisllavës për situatën në veri të vendit.

Borell ka thënë se situata aktuale në veri është e rrezkishme dhe e paqëndrueshme.

Më tej, Borell ka thënë se duhet të përshkallëzohet urgjentisht situata dhe palët t’i kthehen dialogut për zbatimin e marrëveshjes.

Takova kryeministrin @albinkurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të #Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t'iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.” – ka shkruar Borell në Tëitter.

Lajme të ngjashme