Lajçak për dështimin e takimit në Bruksel: Kosova m’i prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë për shkak të zhvillimeve në Kosovë - NACIONALE

Lajçak për dështimin e takimit në Bruksel: Kosova m’i prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë për shkak të zhvillimeve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas dështimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të Kosovës e Serbisë për Persona të Zhdukur që ishte planfikuar të mbahej sot.

Ai ka thënë se Serbia nuk mori pjesë për shkak të zhvillimeve në Kosovë.

“Sot patëm në plan të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel zëvendësish. U takova veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të ngjashme