Lajçak pas takimit me partitë opozitare përmend "dëmtimin e reputacionit të Kosovës" pas krizës në veri - NACIONALE

Lajçak pas takimit me partitë opozitare përmend "dëmtimin e reputacionit të Kosovës" pas krizës në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar edhe rreth takimit që pati me liderët e partive opozitare, duke thënë se ua kanë shpjeguar pasojat e krizës në veri.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka përmendur edhe “dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës”.

“Unë, emisari Escobar dhe ambasadori amerikan po ashtu shpjeguam te liderët e partive opozitare pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. U kërkuam atyre që të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Lajçak ka folur edhe për bisedën me Osmanin, duke thënë se temë e diskutimit ishte situata e krijuar në veri të vendit.

“Potencuam nevojën për të gjetur një zgjidhje politike që lejon deeskalimin e menjëhershëm dhe rikthimin në normalizim.” – ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme