Lajçak pas takimit me Kurtin: Takimi ka përmbushur pritjet e mia - NACIONALE

Lajçak pas takimit me Kurtin: Takimi ka përmbushur pritjet e mia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se takimet me liderët institucional të Kosovës kanë përmbushur pritje e tij.

Pas takimit me kryeminsitrin Albin Kurti, ai ka thënë se qëllimi i vizitës është që të marr informata se si Kosova e sheh zbatimin e marrëveshjes.

Qëllimi kryesor i kësaj është për të marrë informata se si Kosova e sheh marrëveshjen. Ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë drejtim. Të hënën dhe të martën do të jem në Beograd me të njëjtin qëllim, për të parë se si ata e shohin implementimin e kësaj marrëveshje. Dhe shpresojmë që të jemi të gatshëm të nxjerrim një dokument që do të dakordohet në takimin e Ohrit. Por në këtë moment nuk mund të them më shumë, sepse takimet po vazhdojnë", ka deklaruar Lajçak.

Ai nuk ka dhënë shumë sqarime nëse palët do ta ratifikojnë këtë marrëveshje.

Ne po fokusohemi të finalizimi, pastaj vijmë të formalizimi. Do të arrijmë edhe tek ajo, por hapi i dy është finalizimi. Siç thuhet do ta kalojmë edhe atë urë kur të arrijmë atje”, është shprehur diplomati i BE-së.

Diplomati i BE-së e ka konsideruar si të suksesshëm takimin e 27 shkurtit.

Takimi jonë i fundit në Bruksel ishte i suksesshëm. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se s’ka nevojë të diskutohet më për përmbajtjen. Teksti tashmë është publik dhe të gjithë e dinë se çka përmban. Por që të bëhet dokument ligjërisht i obligueshëm duhet të pajtohemi se si të implementohet. Duhet të dimë cilat janë hapat, sekuencat e tij dhe afatet kohore. Përndryshe do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale", ka deklaruar ai.

Lajçaku paraprakisht e ka takuar edhe presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu.

Lajme të ngjashme