Lajçak nga Beogradi: E vlerësuam gatishmërinë e Vuçiqit për zgjidhjen e krizës
Emisarët Escobar e Lajçak pas Prishtinës, kanë vizituar Beogradin.
Pas takimit që kanë pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Lajçak ka thënë se e kanë vlerësuar gatishmërinë e Vuçiqit për zgjidhjen e krizës në veri.
“Në Beograd, Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq rreth situatës komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, sot përfundon afati që e kanë dhënë emisarët për Kurtin rreth një zgjidhje politike.
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023