Lajçak: Muaji mars është afati i fundit për një marrëveshje në mes Kosovë dhe Serbisë - NACIONALE

Lajçak: Muaji mars është afati i fundit për një marrëveshje në mes Kosovë dhe Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se marsi është afati i fundit ku Kosova duhet të arrijë një marrëveshje me Serbinë.

Sipas Lajçak, heqja e barrikadave e ka zgjidhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta.

Besoj që e ka zgjedhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta. Niveli i mos-besimit është më i lartë se kurrë më parë”, ka thënë Lajçak për Politico.

Emisari i BE-së ka shtuar se liderët e Kosovës dhe të Serbisë, duhet të fillojnë krimin e kushteve për diskutime produktive në dialog.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër dhe është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve.” – tha ai.

Lajme të ngjashme