Lajçak me shpresë që të enjten “të kapërcehen” dallimet për dinarin mes Bislimit dhe Petkoviqit - NACIONALE

Lajçak me shpresë që të enjten “të kapërcehen” dallimet për dinarin mes Bislimit dhe Petkoviqit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Takimi i fundit në Bruksel në nivel kryenegociatorësh përfundoi pa rezultat, si pasojë e qëndrimeve diametralisht të kundërta të palëve ndërsa takimi tjetër i radhës mbahet këtë të enjte mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Në përmbledhjen e tij javore të punës Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkroi sot i shpresshëm që në takimin e së enjtes të mund të gjejnë një pikë përbashkuese mes Bislimit dhe Petkoviqit për çështjen e dinarit.

Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, shkroi Miroslav Lajçak në postimin e tij javor në Facebook.

Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër”, shkroi mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme