Lajçak: Kombësia ime s'ka luajtur rol në dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Lajçak: Kombësia ime s'ka luajtur rol në dialogun Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari Mirsolav Lajçak ka thënë se kombësia e tij, nga Sllovakia, nuk ka luajtur rol në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ku ai është ndërmjetësues.

Në një intervistë për mediumin sllovak “Dennik N”, emisari ka thënë se kjo çështje është ngritur disa herë kur mori pozitën, por nuk ka luajtur rol në dialogun mes dy vendeve.

“Jo kombësia ime, por përvojat e mia, veçanërisht me Ballkanin, luajnë një rol në këtë proces. Kur u emërova në pozicionin tim aktual në mars 2020, çështja e kombësisë u ngrit aty-këtu. Megjithatë, nëse përfaqësoni Bashkimin Evropian, ju përfaqësoni Bashkimin Evropian dhe jo një vend të caktuar anëtar.” – tha ai.

Lajçak tutje ka përmendur edhe vizitat e takimet e shumta, duke thënë se ka pasur qindra orë negociata me akterë të ndryshëm.

Dhe së dyti, jam tashmë në vitin e katërt të mandatit tim dhe kam dhjetëra vizita në rajon dhe qindra orë negociata me akterë, ndaj mendoj se sot nuk ka dyshim se synimi im është të jem një ndërmjetës i ndershëm që përpiqet t'i ndihmojë ata të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.” – u shpreh ai.

Ndërkohë, mes tjerash emisari evropian ka njoftuar se në agjendën e takimit të dy majit, do të jetëfillimi i procesit të krijimit të Asociacionit”.

“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm.” – u shpreh emisari evropian.

Lajme të ngjashme