Lajçak deklarohet pas takimit me Bislimin: Folëm edhe për dinarin - NACIONALE

Lajçak deklarohet pas takimit me Bislimin: Folëm edhe për dinarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi i emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit, njëeherit kryenegociatorit në bisedime, Besik Bislimi.

Lajçak para mediave ka deklaruar se kanë diskutuar për një numër çështjeve, duke përfshirë marrëveshjen për normalizim.

“Diskutuam nje numër çështjes të ndryshme, marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, lidhur me dokumentin për normalizim është dokumenti i cili është adaptuar dhe ka filluar para një viti. Diskutuam se sit ë vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjen për normalizim.” tha ai.

Lajçak bëri me dije se kanë diskutuar edhe për çështjen e pagesave, pra rregulloren e re që ndalon pagesat me dinarë.

“Është me rëndësi të them se diskutuam edhe për çështjen e pagesave he që është pjesë e procesit të dialogut, diskutuam edhe këtë çështjen në takim. Ashtu siç kemi biseduar edhe në Bruksel, dhe kemi pasur disa pyetje dhe kemi diskutuar për ato që çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel, gjatë kësaj vizite…” – u shpreh ai.

Lajmi në përditësim…

Lajme të ngjashme