Ky është personi nga Ferizaj që po dyshohet për abuzim seksual ndaj një të miture - NACIONALE

Ky është personi nga Ferizaj që po dyshohet për abuzim seksual ndaj një të miture

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në shtator të vitit 2022 dyshohet se është dhunuar seksualisht një vajzë e mitur në një motel në afërsi të Ferizajt.

Ngjarjen në stacionin e policisë e ka rrëfyer mbrem e mitura, pasi që i dyshuari ka publikuar disa video në rrjetin social TikTok.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Florentin Vrella nga fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Sipas deklaratës së 15-vjeçares, të dyshuarin e kishte njoftuar përmes shoqes së saj dhe që nga njohja kishte filluar që ta ngacmonte seksualisht, duke e kërcënuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale më të në të kundërtën do ta vriste, raporton Sinjali.

Në ditën kritike, Vrella e ka kërcënuar viktimën ku dhe e ka futur me forcë në makinën e tij dhe e ka dërguar në një motel ku në prezencën e shoqes së të miturës, e ka keqtrajtuar seksualisht duke e detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e sajë.

Rasti është cilësuar si "Dhunim", ndërsa personi i dyshuar ende nuk është arrestuar pasi që gjendët jashtë vendit.

Lajme të ngjashme