Ky është e-maili përmes të cilit ministri Krasniqi ka bërë të ditur shtyrjen e vizitës në SHBA - NACIONALE

Ky është e-maili përmes të cilit ministri Krasniqi ka bërë të ditur shtyrjen e vizitës në SHBA

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se ishte ai që kërkoi shtyrjen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas ngjarjeve në veri të vendit dhe dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje.

Nacionale ka siguruar e-mailin ku njoftohet se për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë, vizita e ministrit dhe kryetarëve të komunave duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm(2023).

"Fillimisht, dua t'ju falënderoj për përpjekjet tuaja në organizimin e kësaj vizite.
Me keqardhje ju njoftoj se për shkak të situatës së fundit në Kosovë, duhet ta shtyjmë vizitën e ministrit dhe kryetarëve të komunave për fillim të vitit 2023. Për këtë vendim janë konsultuar të gjithë kryetarët e komunave dhe kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë të vizitës gjatë vitit të ardhshëm. Më vonë ne mund të caktojmë datën fikse për vizitën.
Edhe një herë, ju falënderoj për gjithë punën e bërë dhe na vjen shumë keq për çdo shqetësim të shkaktuar juve, Artanit dhe miqve tanë në IOWA.
P.S. Do të përcjell me një email të veçantë për vizitën në Komunën e Deçanit."

Ndërkohë, Nacionale më herët raportoi se ministres Albulena Haxhiu i është shtyrë vizita, kurse ajo doli me një reagim, duke pretenduar se vendimin e ka marrë bashkarisht me Ambasadës Amerikane.

Po ashtu, Nacionale raportoi ekskluzivisht se vizita për në SHBA, i është shtyrë edhe kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Lajme të ngjashme