Projektligji problematik për lirinë e medias kaloi në lexim të parë: Nacionale shpjegon
Projekligji për Komisionin e Pavarur për Media, synon ta zbehë punën e Këshillit të Mediave të Shkruara – si mekanizëm vetërregullimi i mediave onlinë në Kosovë. Po ashtu synon gjoba të larta për mediat Çka synon Qeveria është kjo: Nëpërmjet KPM-së, të kontrollojë përmbajtjen e videos që prodhojnë mediat online. Pse ky ligj, në formën qysh është, llogaritet si tejet problematik? Nacionale shpjegon…
Kuvendi i Kosovës ka votuar për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.
Projektligji më pas shkon në Komisionin funksional dhe rikthehet në Kuvend për diskutim – me rekomandimet që nxirren në Komision dhe më pas, votohet për herën e dytë.
Pse ky ligj konsiderohet problematik për lirinë e medias?
Në muajin shkurt të këtij viti, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pati thirrë konferencë të jashtëzakonshme ku pati njoftuar për ‘hilenë’ që fshihet prapa Projektligjit.
Juristja e njohur e medias, Flutura Kusari, pati deklaruar se ‘Projekligji kishte kaluar në Qeveri vetëm pak ditë para festës së Vitit të ri’.
“Projektligji për KPM-në është aprovuar në mbledhjen e qeverisë katër ditë para vitit të rid he është publikuar në faqen e ZKM pas kërkesës tonë që dokumenti të jetë pblik
Për herë të parë në historinë e Kosovës, ndryshon radikalisht mënyra e rregullimit të mediave online që publikojnë video, ne e dimë që gati të gjitha mediat publikojnë video, nga sistemi i vetërregullimit që e kemi në Kosovë në rregullim shtetërorë, duke i detyruar ato që ti nënshtrohen rregullimit shtetëror.
Ndryshimet ligjore që arsyetohen kinse në emër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë evropian, janë në kundërshtim flagrant me standardet e Këshillit të Evropës.
Nën 1, mediat online do t’i nënshtrohen licencimit shtetërorë nga KPM
Mediat online do të detyrohen që të hapin kompani për t’i plotësuar kërkesat e regjistrimit
Mediat online do t’i nënshtrohen regjimit të gjobave deri në 40 mijë euro dhe ne e dimë që 40 mijë euro është e mjaftueshme me e mbyllë secilën media online.
Ajo që kemi pa me këtë propozim se iniciativa e zyrës Ligjore të Kryeministrit është iniciativë për të kontrolluar mediat online nëpërmjet licencnimit dhe është sulm i radhës ndja lirisë së mediave.
Aparati shtetëror do të përdoret lehtësisht ndaj secilit medium me kërcënimin e gjobës prej 40 mijë euro, që rrezikon ta mbyllë secilin medium”, tha ajo,
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, lidhur me shqetësimet për përmbajtjen e Projektligjit deklaronte:
“Qeveria do ta procedojë dhe priten zhvillime javën e ardhshme dhe kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme për t’i bërë publike vërejtjet tona për këtë ligj.
Që nga fillimi kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për ti bërë publike kundërshtimet tona”, pati deklaruar Kusari.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, pati deklaruar se projektligji si i tillë, është synim i pushtetit për t’i ‘vënë mediat nën kontroll’.
“Përpjekje e qeverisë që t’i sulmojë mediat dhe t’i kontrollojë ato sepse parashihet që KPM t’i monitorojë, kontrollojë dhe ndëshkojë mediat online që kanë përmbajtje të videove. Ne e konsiderojmë këtë si sulm të lirisë së mediave. Ftojme qeverinë që të tërhiqet nga këto ndryshime dhe të ftojë akterët, mediat e shoqërinë civile që të jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre pa presion politik”, pati deklaruar Rexhaj.
Hileja me direktivën AVMS
Ajo çka është paralajmëruar se do të ndodhte dhe e kemi parë të ndodhë gjatë debatit rreth këtij Projektligji, është se Qeveria do të thirrej në një direktivë që njihet si direktiva e Bashkimit Evropian për shërbimet audio-vizuele (AVMS - 2010/13/EU për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele)
Për ta kuptuar shkurt, kjo është direktivë e cila duhet të adaptohet nga të gjitha vendet që synojnë integrimin evropian ose veçse janë integruar tashmë.
Por, sipas sqarimeve nga njohësit e mediave, një direktivë e tillë aplikohet në raste dhe kontekste të ndryshme kulturore, sociale, etj. Një prej vendeve që nuk e ka aplikuar këtë direktivë, është Holanda, meqë ka vlerësuar formën e ‘vetërregullimit’ të mediave si formë më të mirë.
Qeveria Kurti shquhet për sulme ndaj mediave dhe gazetarëve.
Rasti më i freskët është ai i gazarit Lirim Mehmetaj i cili është ftuar në Prokurori për “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Ai madje tha se “po i përgatitej një arrestim nga pushteti”.
Lexo edhe:
Pushteti kundër mediave: 10 rastet më të bujshme të suljes ndaj gazetarëve