Kuvendi sot mban seancë
Deputetë e Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajnë seancën plenare të radhës.
Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për propozimin e GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve nëpër komisione parlamentare, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Po ashtu në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për verëra dhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.