Kuvendi: Nuk miratohet marrëveshja për burgje me Danimarkën dhe marrëveshja me OPEC-un - NACIONALE

Kuvendi: Nuk miratohet marrëveshja për burgje me Danimarkën dhe marrëveshja me OPEC-un

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk ka kaluar në Kuvend marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

77 për 10 kundër një abstenim, nuk kalon kjo marrëveshje” – ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjithashtu, nuk ka kaluar as “Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”.

75 për, kundër 13, asnjë abstenim, nuk kalon” – ka thënë kryetari Konjufca.

Lajme të ngjashme