Kuvendi miraton Fondin Sovran
Është miratuar në lexim të dytë Projektligji për Fondin Sovran në Kuvendin e Kosovës.
Për këtë ligj kanë votuar 62 deputetë të pushtetit, aq sa ishin të pranishëm në sallë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshin 47 amendamente.
Çka është Fondi Sovran?
“Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit.” – thuhet në plan-program.
Fondi Sovran pritet t’i barten ndërmarrjet publike, si KEK-u, Trepça, Posta, Trainkos dhe Infrakos.
Sipas projektligjit i cili deri më 2 prill ka qenë në konsultime publike, Fondi Sovran do të ketë një buxhet prej 20 milionë eurove.