Kuvendi mbledh ish-gratë deputete: Çka e lidh këtë seancë interesante me emrin e Albright? - NACIONALE

Kuvendi mbledh ish-gratë deputete: Çka e lidh këtë seancë interesante me emrin e Albright?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës, ka një grup që quhet Grupi i Grave deputete. Ky grup, është formuar me iniciativën e ish-sekretares amerikane të shtetit, znj. Madeleine Albright. Sot, Kuvendi ka mbledhur të gjitha gratë deputete të legjislaturave të ndryshme në historinë parlamentare të Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalën e tij tha:

“Në historinë e konsolidimit të shtetit të Kosovës, janë të gravuar emrat e shumë grave që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm.

Nuk mund të flasim për progresin dhe sfidat sa i përket barazisë gjinore, pa kujtuar proceset që na sollën deri këtu ku jemi

Edhe në zanafillën e Kuvendit, që daton këtu e 25 viteve më parë.

Nuk mund të mos i kujtojmë gratë që ishin aktiviste në lëvizjen për liri e pavarësi, por që nuk janë në mesin tonë.

Para se gjithash, më lejoni ta nderojmë deputeten Nekibe Kelmendi. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Bajram Kelmendi, e bënë padinë e parë kundër Serbisë, për krimet gjenocidale në Kosovë. Padinë e bërë në maj të vitit 1998.

Si hakmarrje, Serbia vrau Bajramin dhe djemtë e tyre, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Nderojmë figurën e akademikes dhe intelektuales, Edi Shukriu, një shembull i angazhimit për liri e baraza gjinore”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca veç tjerash në fjalën e tij.

Në këtë seancë, fjalën e morën edhe ish-gra deputete të Kuvendit, si znj.Flora Brovina.

Ajo kujtoi historikun e themelimit të Grupit të grave deputete.

Ish-deputetja e Kuvendit, Besa Gaxherri, ishte po ashtu ndër deputetet që mori fjalën.

“Nuk është lehtë me folë para deputeteve që kanë filluar mandatin nga pas lufta. Jam një ndër ato që kam pasë mundësinë, të jem në gjashtë mandate në Kuvendin e Kosovës. Këtu shoh deputete nga të gjitha partitë politike që janë nga Kuvendi i Kosovës prej pasluftës.

Të flasësh për historinë e gruas në politikë, do shumë kohë, prandaj fjalimin e kam reduktuar të shkruar dhe jam fokusuar në grupin joformal të grave deputeteve.

Rrugëtimi i grave në politikë në Kosovës është i dhimbshëm, sfidues dhe krenarë. Këtu kemi gra që kanë prekë të gjitha etapat historike, që rrallë i ndodhë ndonjë vendi", tha ajo./Nacionale

Lajme të ngjashme