Kuvendi ka miratuar tri projektligje për FSK-në
Në seancës e parë të sesionit vjeshtor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri projektligje të cilat kanë të bëjnë me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Para pak kohe, deputetët e pozitës dhe opozitës i kanë dhënë votën Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.
Paraprakisht, ata kanë votuar në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.