Kuvendi i Shqipërisë me seancë urgjente për situatën në Kosovë - NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë me seancë urgjente për situatën në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Shqipëri, ditën e sotme është propozuar që të mbahet një seancë urgjente për Kosovën.

Gazmend Bardhi nga Partia Demokratike, në Konferencën e Kryetarëve, ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

Bardhi tha se është urgjente të zhvillohet mocion me debat.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”, tha Bardhi.

Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente, ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Nikolla pranoi propozimin e Bardhit.

Mësohet se seanca e posaçme do të mbahet më 12 tetor.

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 tetor.

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

Lajme të ngjashme