Kuvendi i Izraelit e miraton kufizimin e mundësive për shkarkimin e kryeministrit - NACIONALE

Kuvendi i Izraelit e miraton kufizimin e mundësive për shkarkimin e kryeministrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Izraelit të enjten miratoi përfundimisht një projektligj me të cilin kufizohen mundësitë për shkarkimin e kryeministrit.

Projektligji u miratua në lexim të parë dhe të dytë me 61 vota “për” e 44 “kundër”, thuhet në një deklaratë të organit legjislativ.

Legjislacioni u miratua në lexim të parë të hënën vonë me 61 vota “për” e 51 “kundër”, nga 120 deputetë të Kuvendit.

Draft-ligjet duhet të miratohen në tri lexime në Kuvend për të hyrë në fuqi, raporton agjencia "Anadolu".

Projektligji i miratuar përcakton rregulla që kryeministri mund të shkarkohet, vetëm nëse nuk është i aftë fizikisht ose psikikisht që t’i kryejë detyrat zyrtare.

Nga maji i vitit 2020, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është duke u gjykuar për tri akuza për korrupsion. Qeveria e tij ka propozuar një plan për reforma në drejtësi, i cili ka nxitur protesta masive në mbarë vendin për më shumë se dhjetë javë.

Ndryshimet do ta kufizonin në masë të konsiderueshme autoritetin e Gjykatës Supreme të Drejtësisë, do t’ia jepte qeverisë kompetencën për të zgjedhur gjykatës dhe do t’i jepte fund emërimit të këshilltarëve ligjorë të ministrive nga kryeprokurori i vendit.

Megjithatë, Netanyahu ka këmbëngulur se plani i tij do ta fuqizonte demokracinë.

Lajme të ngjashme