Kuvendi i dobët në këtë sesion, hap tender 40 mijë euro për perde e tepihë - NACIONALE

Kuvendi i dobët në këtë sesion, hap tender 40 mijë euro për perde e tepihë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndonëse ky sesion pranveror i Kuvendit, u cilësua më i dobët se ai paraprak nga deputetët e partive opozitare dhe hulumtuesit që merren me Kuvend, për shkak të neglizhencës së deputetëve të mazhorancës, Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi ka hapur tender për furnizim me tepisona dhe perde.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi në e-prokurimi është 40 mijë euro.

Gjersa afati për dorëzimin e ofertave/kërkesave për pjesëmarrje nga kompanitë është deri më 20 gusht.

Ditë më parë, partitë opozitare kanë kritikuar deputetët e mazhorancës së të njëjtit kanë dështuar edhe në Kuvend, ashtu siç kanë dështuar edhe në Qeveri.

Partia Demokratike e ka quajtur dështim sesionin pranveror të Kuvendit, përderisa Lidhja Demokratike ka thënë se kjo legjislaturë nuk mund të quhet e suksesshme sepse mazhoranca në Kuvend duke ju nënshtruar Qeverisë ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Kosovës.

Ndërsa AAK ka deklaruar se Kuvendi nisi dhe u mbyll me dështim.

Lajme të ngjashme