Kuvendi: Futet në diskutim mocioni i VV-së për zgjatjen e masave për energji - NACIONALE

Kuvendi: Futet në diskutim mocioni i VV-së për zgjatjen e masave për energji

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka futur në rend të ditës mocionin për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji.

Me 57 për, kundër 10 dhe 5 kanë abstenuar për futjen e këtij mocioni në rend të ditës.

Mocioni u miratua prandaj e qesim në rend të ditës”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kërkesa për futjen e këtij mocioni erdhi nga Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka kërkuar nga të gjithë deputetët të përkrahet kjo iniciativë.

Qeveria kërkon që Kuvendi të shqyrtojë dhe miratojë zgjatjen masave emergjente për furnizimin me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që edhe 30 ditë tjera këto masa të zgjate konform ligjit për energji, nenit 25 në të cilin pasi ët dorëzohet nga qeveri Kuvendit, Kuvendi duhet që brenda 7 dite që shqyrtoj dhe të vendos për vendimin”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala kritikoi qasjen e pushtetit sa i përket këtij mocioni.

Lajme të ngjashme