Shkollat në Kamenicë, Kushtetuesja në favor të Kastratit, "Nagavci gaboi që s’e anuloi UA-në" - NACIONALE

Shkollat në Kamenicë, Kushtetuesja në favor të Kastratit, "Nagavci gaboi që s’e anuloi UA-në"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të anulojë disa nene të Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat për Themelimin dhe Ndërprerjen e Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.

Udhëzim Administrativ kishte bërë të mundur që Ministria Arsimit të mund të vendoste lidhur me çështjen e shkollave në nivel lokal.

Më pas, Qendron Kastrati, ish-kryetari i Kamenicës, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me Udhëzimin Administrativ.

Udhëzimi i Ministrisë për kompetencën për vendimmarrje të plotë nga pushteti qendror për formimin dhe shfuqizimin e institucioneve të nivelit parauniversitar nëpër komuna bie ndesh me kompetencat e pavarura të komunës, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetutuese.

Në akgjykimin e Kushtetuës thuhet se "Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes akteve nënligjore nuk mund t’ përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj të miratuar nga Kuvendi i Republikës, e të cilat kompetenca mund të ndërhyjnë në veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale në fushën e arsimit apo të cenojnë përgjegjësitë komunale në këtë fushë."

Rreth kësaj cështje ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se me këtë rast në atë kohë, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit kanë ndërhy në kompetenca e komunës.

Kastrati ka treguar se udhëzimi administrativ ishte nënshkruar nga ish-ministri i MASHTI-t, Ramë Likaj, dhe ishte mbrojtur nga ministrja e tanishme e MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

“Jo kjo është përgatit ma herë dhe ministri që e ka nënshkru ka qenë, Ramë Likaj, por atij i ka ra shumë shpejt se ka qenë urdhëres apo kërkesë e avokatit të popullit, po pastaj i ka ra që në kohën e Abërie Nagavcit kur ne i kemi kërku edhe i kemi njoftu me shkrim që me u anulu ky udhëzim administrative”, ka thënë Kastrati në një prononcim për Gazetën Nacionale.

Tutje ai ka bërë të ditur se ky udhëzim administrativ ishte përpiluar nga organizata gjermane GIZ dhe se i angazhuar kryesor ka qenë, Dukagjin Pupovci, ish-zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, i cili para pak javësh ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Çka më vjen keq është se ky udhëzim administrative është përpiluar prej organizatës GIZ, që është agjencia zhvillimore e Gjermanisë, dhe ka qenë i angazhuar si ekspert Dukagjin Pupovci, në atë kohë në cilësi të udhëheqësit të grupit punues, si një prej personave kyç, që edhe GIZ ka mbështetur një udhëzim administrative o cili ndërhynë në kompetenca të komunës dhe bie në kundërshtim me kartën evropian për qeverisje lokale, me kushtetutën dhe ligjet përkatëse”, ka thënë Kastrati.

“Ministria e ka bërë ma herët këtë udhëzim administraiv, na ndërkohë kur jemi njoftu më ketë ka qenë Qeveria Kurti, ju kemi drejtu edhe ministrisë së Arsimit, edhe kryeministrit Kurti që ky udhëzim administrative ndërhynë në kompetenca të pushtetit lokal, gjithashtu edhe zyra ligjore e kryeministrit e ka dhënë një opinion të till, në kohë e kryeministrit Kurti, por ministrja dhe kryeministri mund ta themë nuk dëshironin me anulu këtë udhëzim administrativ ose me korrigju dhe brenda fateve kohore ekemi ataku në Gjykatën Kushteuese dhe kjo e fundit ka vendos kështu”, ka thënë tutje Kastrati.

Lajme të ngjashme