Kushtetuesja e ndal synimin e Kurtit për t’i kapur mediat dhe mbron demokracinë: Rrëzohet ligji për KPM-në - NACIONALE

Kushtetuesja e ndal synimin e Kurtit për t’i kapur mediat dhe mbron demokracinë: Rrëzohet ligji për KPM-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili ishte kritikuar gjërësisht në Kosovë dhe nga organizata prestigjioze europiane. Ky ligj që u atakua në Kushtetuese nga deputetë të LDK-së e PDK-së, e që pati mbështetjen edhe nga AGK-ja, u rrëzua këtë të mërkurë.

“Në fund, dhe në kuptim të shfuqizimit të Ligjit të kontestuar, Aktgjykimi vë theksin në faktin se, ndër të tjera, edhe nën-paragrafët 1.2 dhe 1.3 të paragrafit 1 të nenit 15 (Zgjedhja e anëtarëve të KPM) të Ligjit të kontestuar, që përcaktojnë mënyrën e shqyrtimit dhe rekomandimit të kandidatëve për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Pavarur i Mediave, janë shpallur që nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën, dhe faktin se zbatimi i Ligjit të kontestuar pa këto dispozita do të ishte i pamundur, pasi një pjesë e rëndësishme e procedurës për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave do të mbetej e pa rregulluar nëse Ligji i kontestuar hyn në fuqi. Si pasojë, Gjykata konstatoi se Ligji nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të shfuqizohet dhe i njëjti të rishikohet bazuar në gjetjet e Aktgjykimit.” – thuhet ndër të tjera në Aktgjykim.

Reagimet për këtë ligji kishin qenë të ashpra

Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), përmes të cilit synonte, sipas shoqërisë civile, t’i kontrollojë mediat e online.

Një seri reagimesh kundërshtuese kanë pasuar pas njoftimit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) se “projektligji i ri ndryhon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror”.

Propozimi ligjor – për herë të parë në historinë e re të Kosovës - ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online që publikojnë video (tutje: mediat online) nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror. Ndryshimet ligjore, të cilat arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionit vendor me atë europian janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Europës (KiE) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”, shkruhej ndër tjera në reagim.

Juristja e mediave, Flutura Kusari është shprehur e shqetësuar më draftligjin për KPM-në.

Thellësisht e shqetësuar me draftligjin për Komisionin e Pavarur për Media përmes së cilit për herë të parë në historinë e re të Kosovës ndryshohet radikalisht mënyra e rregullimit të mediave online që publikojnë video nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror”, tha ajo.

Ndaj projektligjit të ri për KPM-në, ka reaguar edhe analisti Lirim Mehmetaj.

Mehmetaj ka thënë se sheh dritë pozitive pasi sipas tij, mund të ketë reagime dhe kundërshtime kunder “pushtuesve”.

Meqë kështu ashtu qeveria ka tendenca autoritare/diktatoriale, sa më shpejt që i fillon hapat ekstremë të kontrollit, aq më shpejt vërehet, e potencialisht krijohet edhe masa e nevojshme kritike për t’i kundërshtuar këta pushtues (kundërshtim të vërtetë, jo si partitë opozitare sot).” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se tashmë edhe videot e VV-së do të kontrollohet nga KPM-ja por nuk pret për videot e tyre linçuese të dënohen nga ta.

Edhe, ndoshta ia shohim hajrin kësaj rregullore se tash edhe videot propagandistike të Manxhukës/Vetëvendosjes në stilin e karamuratit me rrena, gjuhë të urrejtjes e linçime, janë material që trajtohet nga KPM-ja.” – kishte shkruar ai në Facebook.

Edhe gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj Ligjit të ri për KPM-në, i cili synon kontrollin e mediave online.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për këtë qasje ndaj mediave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se edhe ndonjë ditë kryeministrit Kurti kanë me ia pasë lakmi presidenti i Rusisë dhe ai i Bjellorusisë.

Edhe naj dite, Putini e Lukashenko kane me ia pase lakmi Albin Kurtit. Qysh licence per video qe publikohen ne Facebook e Youtube? Kapne more mytnu me gjithe ligj e KPM o te mjere. O diktatorca te padijshëm

Lajme të ngjashme