Kushërira e presidentes Osmani, emërohet U.D e rektores në Universitetin e Prishtinës
Pas shkarkimit të Naser Sahiti, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka emëruar ushtruesen e detyërs. Ajo është Luljeta Plakolli-Kasumi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.
Plakolli-Kasumi është familjare e presidentes Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Plakolli-Kasumi, e cila ka thënë për RTV Dukagjinin se janë kushërira të largëta.
“Nëse mu ka propozuar emri, ajo është me siguri për shkak të meritave të mia, punës time jo pse jam familjare e dikujt”, ka thënë ajo.
“Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurrgjë tjetër përveç një lidhjeje gjaku e largët”, ka vijuar ajo.