Kush janë viktimat e pretenduara të rastit Thaçi dhe të tjerët në Prishtinë me rrethinë?
Prokuroria Speciale ka publikuar shumë prej emrave të viktimave të lidhura me rastin Thaçi dhe të tjerët. Kush janë viktimat e pretenduara nga rajoni i Prishtinës?
Në Prishtinë janë dy raste, njëri në fshatin Zllash dhe tjetri në lagjen Tokbashqe. I pari është redaktuar, por tregohet se është vrarë mes 19 prillit dhe fundit të prillit 1999. I dyti është një burrë serb i paidentifikuar i vrarë në korrik ose gusht të vitit 1999 në lagjen e lartpërmendur.
Në komunën e Lipjanit, më 18 prill 1999, janë përmendur pesë emra: Bojan Cvetkoviq, Zharko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zhivota Todoroviq dhe Dragan Vuçetiq.
Në këtë komunë janë edhe viktimat Arben Avdyli, Ymer Xhafiqi, Sherafedin Ajeti, Veljko Markoviq dhe Nebojsha Gjuriqiq
Në Podujevë ka edhe më shumë raste. Njëri prej tyre është Osman Sinani, i vrarë rreth 30 gushtit 1998, në Bajgorë.
Një tjetër në Podujevë është vrarë në fund të marsit 1999. Për të thuhet se është burrë i paidentifikuar rom, dhe vendi i përmendur është fshati Dobrotin.
Viktimat tjera në Podujevë janë me emra të redaktuar.
Të gjitha emrat e viktimave mund t'i lexoni KËTU.
