Kush ishte e kush jo? Presidentja publikon pamje nga kampi i Policisë ku u mbajt “Darka e Lamës”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga “Darka e Lamës” që këtë vit u mbajt në kampin e Policisë “Enver Zymeri”.
RTV Dukagjini ka raportuar në burime se Njësia Speciale Intervenuese që e kreu aksionin në Banjskë, e ka bojkotuar darkën.
Osmani ka shkruar se pjesë e darkës ishte edhe familja e Afrim Bunjakut.
Postimi:
Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.
Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.