Kusari: Serbia s’do të kthehet kurrë në Kosovë - NACIONALE

Kusari: Serbia s’do të kthehet kurrë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, përmes një posti në rrjetin social Twitter, ka reaguar pas protestave të serbëve në Jarinjë.

Kusari, ka thënë se mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste i përkasin të shkuarës pasi që Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë.

“Lutuni Zotit dhe mbahuni te Rusia” shkruhet në sloganin e protestuesve serbë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ata brohorisnin parulla shoviniste dhe çetnike. Mendjet e errëta mesjetare me synime ekspansioniste, i përkasin të shkuarës. Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë”, ka ajo.

Sot, afër kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, në pikën kufitare në Jarinjë, disa qytetarë serb kanë mbajtur një protestë në shenjë mbështejë për barrikadat të cilat janë vendosur në veri të Kosovës.

Pas disa orë, qytetarët serb janë shpërndarë, mirëpo kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera.

Lajme të ngjashme