Kusari-Lila uron Kroacinë për hyrjen në zonën Schengen, përmend edhe mentalitetin e Serbisë
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka uruar Kroacinë për hyrjen në zonën Schgengen si dhe për hyrjen në fuqi të përdorimit të valutës euro.
Përmes një postimi në Tëitter, Kusari – Lila ka përmendur edhe Serbinë, ku ka thënë se mentaliteti i saj pushtues në Ballkan e ka lënë peng në lirinë e lëvizjes.
“Përkundër humbjes së të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, sot Serbia ende qëndron prapa barrikadave në veri të Kosovës. Ke mundur të heqësh të gjitha kufizimet e integrimit kur Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues, ndërsa Kroacia ishte për lirinë e lëvizjes, demokracinë dhe integrimin”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.
despite losing all wars in the fmr Yugoslavia, today still stands behind the barricades in the north of 🇽🇰. You were able to remove all restrictions of integration when 🇷🇸remains hostage to the occupying mentality. 🥂 to freedom of movement, democracy and integration! 🇭🇷🇪🇺(4/4)
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) January 1, 2023
