Kusari – Lila për rastin në Ferizaj: E rëndë të përsëritet, qoftë e fundit vrasje - NACIONALE

Kusari – Lila për rastin në Ferizaj: E rëndë të përsëritet, qoftë e fundit vrasje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pas vrasjes së vajzës 21 vjeçare dhe plagosjes së vëllait të saj 15 vjeçar, gjatë ditës së sotme në Ferizaj.

Kusari – Lila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e trishtuar nga ky lajm. Tutje, ajo ka bërë thirrje që ky krim të marrë dënim maksimal:

“Ky krim meriton denimin maksimal për kryesin e veprës i cili jo vetëm që privoi nga jeta ish-bashkëshorten, por privoi edhe fëmijën e tij nga e drejta për një jetë normale, duke e ballafaquar përgjithmonë me traumën e humbjes së më të dashures”.

Kusari ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

“Ngushëllime familjes së viktimës, shërim të shpejtë vëllait të lënduar dhe dënim maksimal për kryesin e veprës makabër”.

Në fund, ajo ka thënë:

“E rëndë të përsëritet por e pashmangshme të thuhet: qoftë e fundit vrasje dhe e fundit jetë e këputur mizorisht!”

Lajme të ngjashme