Kusari – Lila mundohet të sqaroj pse Kurti nuk u takua me Blinken në Mynih
Mosrealizimi i takimit në mes të Kryeministrit, Albin Kurti dhe Sekretarit Amerikan, Antony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është përfolur mjaftë shumë.
Së fundmi, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila ka sqaruar pse Kurti dhe Blinken nuk u takuan në Mynih.
Kusari – Lila ka thënë se në ditën kur Kurti ka mbrri atje, Blinken është larguar për në Turqi.
“Ne e kemi parë që Kosova ka qenë prej ditës së parë atje, këtu kemi pasur festën e 15-vjetorit të Pavarësisë së vendit, gjithashtu edhe angazhimin e presidentes dhe kryeministrit në funksione shtetërore. Pastaj në të njëjtën ditë kur ata kanë arritur në mbrëmje zoti Blinken është larguar nga aty për udhëtimin në Turqi dhe për të tjerat detaje unë nuk kam, sepse nuk kam qenë pjesë e protokollit të pjesëmarrjes në Konferencë të Mynihit”, ka thënë Lila në Tëvë1.
Ajo tutje ka thënë se duhet të jenë të qetë të gjithë ata të mundohet të nxjerrin diçka për mos takimin e Kurti me Blinken.
“Duhet të jenë të qetë të gjithë ata që mundohen të nxjerrin diçka në raport me këtë mos takim, po ajo çka u pa, u pa se ka pasur angazhim maksimal për aq kohë sa kanë arritur të qëndrojnë për shkak të një përvjetori jubilar-15 vjetorit të shënimit të pavarësisë këtu në Prishtinë”, deklaroi ajo.
