Kusari-Lila: Kurti raporton para Kuvendit të enjten për takimin në Ohër - NACIONALE

Kusari-Lila: Kurti raporton para Kuvendit të enjten për takimin në Ohër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e re. Aty sipas Kusari-Lilës do të raportojë kryeministri Kurti në lidhje me takimin në Ohër.

Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Dita e enjte do të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin në Ohër”- tha Kusari-Lila.

Tutje Kusari-Lila ka shtuar se sa i përket dakordimit të Ohrit, ende nuk ka material për Kuvendin e Kosovës, sepse nuk është nënshkruar asgjë.

Lajme të ngjashme