Kusari-Lila flet për zgjedhje të reja: Ta konstituojmë Kuvendin pra, dhe mund shkojmë edhe në zgjedhje të reja - NACIONALE

Kusari-Lila flet për zgjedhje të reja: Ta konstituojmë Kuvendin pra, dhe mund shkojmë edhe në zgjedhje të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vetëvendosja nuk e hodhi as në votim Albulena Haxhiun në mungesë të largët të votave, ndërsa Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga partitë poltike “të reflektojnë” që ta votojnë ndryshe s’do të ketë konstituim kuvendi.

“Marrëveshja (politike) është shumë e thjesht: votohet propozimi i VV-së për kryetare të Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

“Kështu si jemi me këto pozicione, mund të shkohet dy vjet – se s’ka asnjë rregull kur dalim nga 48 orëshat”, tha ajo.

Kusari-Lila madje ftoi edhe që të konstitutohet Kuvendi në mënyrë që të shkohet edhe në zgjedhje të reja nëse ka vullnet politik.

“Me këto qasje...barrikadimet e partive politike...me të vërtetë duket të dakordohemi, që ta formojmë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja”.

Lajme të ngjashme