Kusari-Lila e mban sekret vlerën e koeficientit, tregon kur mund të miratohet - NACIONALE

Kusari-Lila e mban sekret vlerën e koeficientit, tregon kur mund të miratohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nuk ka pranuar të tregojë sa është vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave.

Ajo vetëm ka bërë të ditur se brenda kësaj jave, më së largu deri javën tjetër, koeficienti do të përcjellet nga qeveria për në Kuvend.

Këto deklarata Kusari-Lila i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

“Koeficienti besoj shumë do ta përcjellë Qeveria në Kuvend. Nëse jo këtë javë, javën tjetër do ta përcjell për ta miratuar në kuadër të Projektligjit për Buxhetin. Me këtë rast do të bëhet një plotësim ndryshim i projektligjit për buxheti që të jetë fiks vlera e koeficientit, një praktik që do ta thjeshtësojë shumë punën ne trajtimin e pagave dhe koeficienteve në vitet në vijim” tha ajo.

Deri më tani vlera e koeficientit është mbajtur sekret. Sipas raportimeve në media, vlera e tij pritet të jetë nga 105 deri në 120. Por që ende nuk ka ndonjë vendim.

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë që nuk po e publikon vlerën e koeficientit.

Mbledhja e kryesisë ka dështuar si pasojë e mungesës së kuorumit.

Lajme të ngjashme