Kusari e nervozuar me Vuçiqin pas deklaratës rreth Kurtit: Si Putini, i dëshiron kundërshtarët në burg
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas fjalimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili në një seancë të veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën ka shprehur keqardhjen që Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe dhe që është liruar.
“Presidentit të Serbisë i vjen keq në Parlamentin serb se pse ish-presidenti i RFJ-së e liroi atëherë të burgosurin politik atëherë, tani kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga burgu. Putini në Rusi dhe Vuçiqi në Serbi, në mënyrë të ngjashme duan që kundërshtarët e tyre politikë të jenë në burg”, shkruan Kusari në postimin e bërë në Twitter.
Kusari-Lila ka publikuar dhe një video të fjalimit të Vuçiqit, ku ka etiketuar dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.
President of 🇷🇸 regrets at 🇷🇸Parliament, why fmr President of FRY released then the political prisoner, now 🇽🇰 PM @albinkurti from prison.
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) February 3, 2023
Putin in 🇷🇺 and Vucic in 🇷🇸, similarly want their political opponents in prison.@MiroslavLajcak @JosepBorrellF
pic.twitter.com/soJaULWTEK