Kusari: Dita e fundit ku bordi i RTK-së obligohet t’i hapë dosjet e aplikimeve për drejtor, jam e bindur se do ta shkelë rregulloren
Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se sot është dita e fundit në të cilën bordi i RTK-së, obligohet të hapë dosjet e aplikacioneve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe rregulloren, Kusari ka thënë se nëse bordi nuk hapë dosjet deri në orën 16:00, bën shkelje të rregullores për procedurat e konkursit publik.
Tutje, ajo ka shkruar:
“Une jam plotesisht e bindur qe bordi do ta shkele rregulloren se i duhet kohe partise me kurdise rezultatin e konkursit. Por ndoshta edhe na befason sot bordi deri ne oren 16.00. Do te ju mbaj te informuar per cdo rast.
Ne anen tjeter, me sa kuptova nga burimet, ky konkurs eshte i destinuar te deshtoje ashtu qe Adi Krasta te rrije UD i drejtorit deri sa te mbahen zgjedhjet parlamentare ne Kosove, se iu duhet gjate fushates.”.
Postimi i plotë: