Kurtit sot i shkojnë në zyrë Escobar dhe Lajçak
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pritet që pasditen e së martës t’i shkojnë në zyrë emisari evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak dhe i dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky i fundit, zhvilloi edhe dje një takim me kryeministrin Kurti, ndërsa paraprakisht diskutoi edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Siç ka njoftuar Qeveria, mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë prej orës 17:30.
Nuk dihet, nëse pas takimit do të ketë konferencë për media.
Vlen të theksohet, se këto vizita vijnë pas tensioneve në veri të vendit, ku edhe pas shtyrjes së zgjedhjeve për kryetët e katër komunave, janë vendosur barrikada nëpër disa pika.
Ndërkohë, Serbia ka konfirmuar se të enjten do t’i bëjë kërkesë KFOR-it për vendosjen e 1000 trupave të armatosura në veri të vendit.
