Kurti viziton Janjevën, takohet me famulltarin e kishës "Shën Kolli" dhe me ambasadoren e Kroacisë - NACIONALE

Kurti viziton Janjevën, takohet me famulltarin e kishës "Shën Kolli" dhe me ambasadoren e Kroacisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e ditës së Krishtlindjeve ka vizituar fshatin Janjevë.

Kryeministri Kurti atje takoi famullitarin e kishës së Shën Kollit në Janjevë, Don Matej Paliq si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në këtë takim Kurti ka biseduar për historikun e komunitetit kroat në Janjevë si dhe për mënyrat e “bashkëpunimit për të kontribuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve”.

Në ditën e Krishtlindjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi fshatin Janjevë. Fillimisht Kryeministri takoi famullitarin e kishës së Shën Kollit në Janjevë, Don Matej Paliq si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve. Gjatë këtij takimi u diskutua dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për të kontribuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Janjevë.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Pas këtij takimi, sipas njoftimi të ZKM-së, Kurti mori pjesë në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit

Pas takimit, Kryeministri Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes.”, përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme