Ditëlindja e Adem Demaçit dhe Astrit Deharit: Kurti viziton familjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjet e veprimtarit të shquar Adem Demaçi dhe aktivistit Astrit Dehari.
Kjo pasi të dy në të njëjtën ditë do të kremtonin ditëlindjen po të ishin gjallë.
Kurti ka shkruar se Demaçi është e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, kurse Dehari tregues për drejtësinë e munguar në Kosovë.
“AD, 26 shkurt Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre - përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s'jeton. Si këta dy”, ka shkruar Kurti në facebook.