Kurti uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë,"- ka shkruar Kurti.
“Me fat muaji i Ramazanit! Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit. Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin! Agjërim të lehtë e të pranuar,”- përfundon kryeministri.