Kurti udhëton për në Zvicër, do të marrë pjesë në një konferencë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për Cyrih të Zvicrës ku do të marrë pjesë në një konferencë.
Përmes një komunikate për media, zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti atje do të ketë takim edhe me studentë shqiptarë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Zvicër. Sot do të jetë në Cyrih, ku do të marrë pjesë në konferencën “Business Agility Day”. Në kuadër të kësaj konference kryeministri do të jetë folës kryesor dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare. Në Cyrih gjithashtu do të ketë një diskutimin dhe bashkëbisedim me studentë shqiptarë të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë, me temë "Investoni në Kosovë".
Ndërkaq, nesër, Kurti njoftoht se do të takohet me përfaqësues politikë të shtetit të Zvicrës.
“Ndërkaq, nesër në Bernë, në kryeqytetin e Zvicrës, do të ketë takime me përfaqësues politikë e institucionalë të shtetit të Zvicrës. Aty gjithashtu do të takohet me përfaqësuese të komunitetit të grave ndërmarrëse shqiptare në Zvicër dhe pjesëtarë të mërgatës sonë atje”.