Kurti tregon se çfarë bëri në veri të Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot ka vizituar Leposaviqin dhe komunën e Mitrovicës së Veriut.
Në një deklaratë për medie, ai ka treguar se çfarë bëri në veri të Kosovës.
“Vizituam edhe përmendoren e Enver Zymberit që tani do t’i mbushte 45 vjet, por është vrarë, siç e dimë në korrik të 2011. Po ashtu, e vizituam edhe vendin ku ishte organizuar ajo prita kriminale ku është vrarë Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga paramilitarët dhe terroristë që tash fshihen në Serbi” – tha Kurti.