Kurti tregon pse nuk e shtyu për 10 muaj vendimin për targat dhe çka bisedoi me ambasadorin amerikan - NACIONALE

Kurti tregon pse nuk e shtyu për 10 muaj vendimin për targat dhe çka bisedoi me ambasadorin amerikan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosoës, ka treguar se çfarë ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier.

Ai ka thënë se nuk ka pranuar shtyrje pasi nënkuptonte se shteti i Kosovës ka dështuar në konvertimin e targave ilegale në RKS-së.

Nuk kam qenë dakord me të sepse kur thuhej pse bëhet shtyrja 10 muajshe është përmendur mos informimi i plotë i serbeve, s’jam i sigurt sepse ka qenë i mjaftueshëm informimi serbëve gjatë mujave verës aq më tepër që e shtymë për një muaj, e morën vesh të gjithë.

Thanë që duhet të shtyhet se efikasiteti i shtetit të Kosovës ngase nuk e dinë se shteti i Kosovës është i aftë t’i konvertojë mijëra vetura shpejt e siç duhet, as kjo nuk është e vërtet pasi veturat i transformonin veturat shpejt por problemi ishte që ato edhe digjeshin shpejt, pra theksi duhet të jetë tek ata që i digjshin veturat e jo te efikasiteti i shtetit të Kosovës, prandaj po të thosha unë "po" për shtyrjen 10 muaj, nuk do të ishte dorëzim për mua si kryeministër por pranim se shteti i Kosovës ka dështuar, e unë këtë s’mund ta pranoj se shteti i Kosovës i konverton shpejt targat.”, ka thënë ai gjatë interpelacës në Kuvend.

Kurti ka thënë se kur ka biseduar për shtyrjen 48 orëshe të vendimit për targat ai ka qenë duke u kthyer nga Tiranë në Prishtinë.

Kryeministri theksoi se ambasadori amerikan nuk ka kërkuar shtyrje 10 mujore, por 48 orë, pasi situatë në veri do të ishte tejet e rrezikshme.

Ambasadori amerikan kur më ka thirrë mua teksa kthesha nga Tirana në Prishtinë pasi prej Frankfurtit aterova në Tiranë pasi s’kisha lidhje tjera që të mbrrijë sa më parë në Prishtinë. Unë kam biseduar me të dhe ai e ka shprehur brengën e sigurisë për mengjesin e nesërm, ai nuk ka thënë 10 muaj, ai ka thënë shteti i Kosovës është i drejtë e efikas. Por mengjesi i ditës së neserme është shumë problem. Ai, është vërtet që ka kërkuar shtyrje por nuk ka thënë 10 muaj, por 48 orë. Brenda 48 orëve ka ndërruar komplet deklarata e Borellit. Pra të hënën dhe të enjtën keni dy deklarata krejt të ndryshme të Borellit, në ato 48 orë Borelli e ka ndryshuar deklaratën jo unë qëndrimin. Deklarata e Borellit në mbrëmjen e së enjtës është pakrahsimisht më e mirë se mbrëmjen e së hënës. Ambasadori nuk tha nesër shtyje 10 muaj por tha nëser është tejet rrezik, shtyje 48 orë.”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme