Kurti tregon pse nuk e rikandidoi Osmanin: Nuk na e garantonte kuorumin - NACIONALE

Kurti tregon pse nuk e rikandidoi Osmanin: Nuk na e garantonte kuorumin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka treguar pse nuk e ka rikandiduar për presidente Vjosa Osmanin.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se një gjë të tillë nuk e ka bërë sepse e ka ditur që ajo nuk ia siguron kuorumin e nevojshme.

“Ne jemi përpjekur që ta gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja, ne nuk ishim për atë. Por, kur na u tha neve që mund të japim, ne erdhën te emri i Glak Konjufcës, që mendojmë se ka qenë vendim i duhur. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na e garantojnë kuorumi. E kemi ditur. Kjo u pa mbrëmë me ata 66 deputetë. Dhe në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidatë edhe presidentja aktuale”, k thënë Kurti.

Lajme të ngjashme