Kurti tregon pse e përshtatën kohën e Institutit për Krime Lufte, me kohën e Gjykatës Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës rreth Institutit për Krime të Luftës.
Nacionale kishte raportuar se koha e këtij Instituti do të jetë deri më 31 dhjetor 2000, ashtu siç e ka Gjykata Speciale.
Për këtë ka folur vetë kryeministri Kurti.
“Periudha e luftës nuk është se preket me këtë ligj, është informacion zyrtar kur ka filluar e mbaruar lufta. Pra në muajin qershor 1999. Më saktësisht pajtohem dhe duhet që të jetë 20 qershori, atëherë kur është tërhequr personi i fundit i uniformuar nga vendi ynë. Kemi obliguar që të merren me krimet që kanë shpier te lufta. Ka edhe krime në vitin 1997, 1997 që nuk janë ordinere. P.Sh vrasja e mësuesit Geci nuk mund të përjashtohet”, tha Kurti.
“Këdo që e përcakton si datë, gjithëmonë ki vrasje një politike më herët. Nuk dëshirojmë t’i përjashtojmë as këto vrasje që kanë shpier te lufta, edhe ato që mund të kenë ndodhur më pas. Kemi thënë që mund të trajtohen edhe krimet e tjera që ndërlidhen me luftën. Edhe vrasjet në shkurt të vitit 2000 që kanë ndodhur në veri, që janë kryer nga strukturat e mbetura ilegale të trashëguara nga regjimi i Millosheviqit”, deklaroi kryeministri i vendit.
“Unë nuk them që dikush s’ka pasur vullnet të mirë, por Institut njëmend nuk kemi pasur. Politikat mund të bëhen e të zbatohen, vetëm se duhet përkushtim e mund e lidhje me zyrën më të lartë të ekzekutivit. Këto kanë munguar në të kaluarën”, përfundoi kryeministri Albin Kurti.