Kurti tregon dy skenarët për 1 shtator: Ose dokumente në të dy shtetet, ose në asnjërin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë pas mbledhjes së qeverisë.
Ai ka folur për skenarin që e pret Kosovën më 1 shtator, kur parashihet hyrja ën fuqi e reciprocitetit në dokumente.
“Ne vendosën që vendimi që do të duhej të zbatohej nga 1 gushti të fillojë nga 1 shtatori pasi të hiqet edhe barrikada e fundit. 2 mijë e 600 dokumente janë lëshuar, asnjë incident asnjë ankesë”, tha Kurti.
“Kemi dëshmuar që 1 gushti do të ishte ditë e zakonshme, mirëpo shtyrja nuk ka ndodhur që të bëhet princip. Shtyrja ishte gjest i vullnetit të mirë karshi brengave të partnerëve ndërkombëtarë se ka pasur fushatë të dezinformimit. Më datë 1 shtator do të kemi njërin prej dy skenarëve: ose nuk do të ketë dokument hyrje-dalje as në Serbi as në Kosovë, ose do të ketë në të dyja këto”, deklaroi kryeministri Kurti.
“Fakti që nuk kemi më targa të përkohshme nuk do të thotë që na ka njohur Serbia, edhe njohja e dokumenteve nga ana e Serbisë nuk paraqet njohje, por është në frymën e reciprocitetit. Ne jemi të vendosur sepse po të mos ketë reciprocitet, nuk mund të presësh njohje në qendër të marrëveshjes. Ose do të ketë në të dyja anët, në asnjëerën”, deklaroi Kurti.