Kurti: T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë sepse kush ka vajza botën ka
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në video-mesazhin në lansimin e Fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA në partneritet me IPKO Foundation, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, ka thënë se “kush ka vajza botën ka”.
Kurti në këtë video-mesazh ka thënë duhet t’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë.
Më tej, ai ka thënë shprehja që më së shumti dëgjohet në shoqërinë tonë është “i duhet shtëpisë një djalë”.
“I duhet shtëpisë një djalë është një shprehje që ende e dëgjojmë në shoqërinë tonë. Dukuria që prish raportin natyror të lindjeve nuk duhet që të ketë vend më në Kosovë. Vajza jonë është dhurata më e çmuar për mua dhe Ritën. T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë sepse kush ka vajzën botën ka.” – ka thënë Kurti.