Kurti tenton të shpikë një “antifushatë ndaj Policisë”, “opozita” ia kujton gurët dhe mllefin që ai dikur kishte ndaj Policisë - NACIONALE

Kurti tenton të shpikë një “antifushatë ndaj Policisë”, “opozita” ia kujton gurët dhe mllefin që ai dikur kishte ndaj Policisë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Vdekja e një të riu në Lipjan në fillim të kësaj jave ka prodhuar një debat të madh në vend. Sjellja jo profesionale e policisë në këtë rast kanë nxitur edhe kritika ndaj këtij institucioni, të cilit vazhdimisht i kanë besuar qytetarët e Kosovës.

Por këto kritika dhe debate ndryshe po i sheh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky i fundit, i cili sa ishte në opozitë kishte sulmuar e fyer me të gjitha mjetet Policinë e Kosovës, këto kritika po i sheh si “antifushatë ndaj Policisë së Kosovës”.

Ndaj këtyre tendencave të Kurtit ka reaguar ish-opozita, shoqëria civile dhe mediat.

Ata ia kanë rikujtuar Kurtit sulem e ashpra që kishte ndaj policisë kur ishte në opozitë.

Ndër të paret që ka reaguar ndaj tendencës së Kurtit ka qenë deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka bërë me dije se Albin Kurti është ai që k hedhur gur e mllef mbi policinë.

Jo Albin, Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike. Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike. Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Kurse, deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ia ka rikujtuar Kurtit një deklaratë të para disa viteve, ku lideri i VV-së kontestonte edhe patriotizmin e pjesëtareve të Policisë së Kosovës.

E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim. Dhe për hirë të tyre, ky institucion meriton vlerësim, njësoj në opozitë dhe njësoj në pushtet. Albin Kurti paska thënë sot se: “Fushata kundër Policisë është e dëmshme.” Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante “vegla të pushtetit”, “pa gram patriotizëm”, “të kapur””, ka shkruar Deliu-Kodra.

Deklaratat fyese ndaj policisë Kurtit ia ka rikujtuar edhe gazetari Vehbi Kajtazi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar qëllimin e deklaratave të Kurtit.

“Nje Polici dhe dy fytyra te Albin Kurtit. Menyra se fliste dhe flet per Policine ka veç nje qellim: zaptimin e ketij istitucioni per ta perdorur si kerbaç per t’i goditur qytetaret dhe kontrolluar ata”, ka shkruar ai.

Çka tha Kurti?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje në mbledhje të Qeverisë tentoi të shpik një antifushatë ndaj Policisë së Kosovës.

Derisa i shprehur ngushëllime familjes së Agon Zejnullahut për humbjen e djalit të tyre, ai kërkon në një far mënyre që të ndalet debatet rreth kësaj çështje.

Diskutimet publike që po bëhen dhe gjykimet publike që po jepen, janë veçanërisht të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit. Në të njëjtën kohë tendenca që të nisë një antifushatë ndaj Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje”, ka thënë Kurti.

Par kabinetit qeveritar, ai u zotuar për një hetim profesional.

Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e 7 korrikut tashmë është publike, edhe falë incizimeve të dëshmitarëve. Por për të kuptuar gjithçka se çfarë ka ndodhur, duhet hetim profesional nga institucionet. Për këtë, bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë, është thelbësor”, ka thënë ai, duke kërkuar hetim të shpejt për ngjarjen.

Pesë zyrtarë policorë tanimë janë në paraburgim. Unë kërkoj dhe pres hetim të thellë e sa më të shpejtë, që zbardh të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat, ashtu që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënia. Dua ta bëj të qartë se nuk do ketë strehë në institucione apo nga institucionet për këdo që mund të ketë tejkaluar kompetencat apo të ketë shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare. Shërbimi në uniformë është fisnikëri, por autoriteti i mveshur me uniformë është përgjegjësi”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme